Ramsey ‘bllokon’ Juventusin, nuk ka transferime tjera në mesfushë
Juventus e ka mbyllur marrëveshjen për mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli.
Sport
Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” nuk do mundet të kompletojë transferime të tjera në mesfushë dhe shkaktar është Aaron Ramsey, transmeton lajmi.net.
Nuk është sekret që Juventusi e do Miralem Pjanic pranë Locatellit, ngase mesfushori nuk është në planet e blaugransve.
Sidoqoftë, në rast që ish ylli i Arsenalit nuk largohet, atëherë arritja e boshnjakut është e pamundur.
Me pagë prej 7 milionë euro për sezon, është lojtari i katërt më i paguar dhe është vështirë që klubet të paguajnë këtë çmim.
Allegri ia ka bërë të ditur se nuk e ka në plane, por thuhet se vendimi i uellsianit nuk ka ndryshuar dhe do mbetet te “Zonja e Vjetër”./Lajmi.net/