ZYRTARE: Courtois rinovon kontratën me Real Madrid

Klubi spanjoll Real Madrid ka rinovuar kontratën me Thibaut Courtois.

Sport

16/08/2021 13:42

Blegu Courtois ka rinovuar kontratën me madrilenët deri në vitin 2026.

29-vejçari në ndeshjen e parë hapëse të këtij edicioni të ri të La Ligas e regjistroi ndeshjen jubilare të 100-të me Real Madrid në kompeticion.

Gardiani i portës madrilene në këto 100 paraqitje ka pranuar 84 gola, raporton ‘Opta’. /Lajmi.net