Real Madridi kalon me sukses ‘testin’ e parë, mposht me lehtësi Alavesin
Ka përfunduar ndeshja mes Alavesit dhe Real Madridit.
Sport
Real Madrid ka arritur të mposht Alavesin 4-1 në xhiron e parë të La Ligas, shkruan lajmi.net.
Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat që nuk sulmonin shumë, kësisoj edhe pjesa e parë u mbyll pa gola.
Lojë tjetër u shfaq në pjesën e dytë ku “Los Blancos” gjetën shpejtë golin në min e 48’ përmes Karim Benzema.
Nuk vonoi shumë dhe mysafirët shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe ishte Nacho që realizoi në min e 56’ për 2-0.
Në min e 62’ sërish doli në skenë Benzema që shënoi për 3-0.
Alaves shënoi golin e nderit në min e 64′ përmes Joselus nga penalltia.
Ndërsa golin e fundit e shënoi Vinicius JR në min e 90+2′ për rezultatin përfundimtarë 4-1.
Ekipi i Carlo Ancelottit e kaloi me sukses testin e parë, dhe e nisin mbarë sezonin e ri. /Lajmi.net/
https://streamable.com/c3ornq
https://streamable.com/fn1oot
https://streamable.com/bdfm0u
https://streamable.com/z1zci6