Murati: Mërgata për Kosovën, investimi në Bonot arrin në rreth 7 milionë euro

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se investimi në Bonot e Diasporës ka arritur 7 milionë euro.

Lajme

10/08/2021 20:05

Murati theksoi se mërgata po preferon investimin më afatgjatë në vend, pasi që mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.

Postimi i plotë:

“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro.

Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.

Mërgata për Kosovën”. /Lajmi.net/