Zjarri doli jashtë kontrollit në Gjakovë pasi 79-vjeçari i vuri flakën shkurreve në pronën e tij
Policia njofton për një zjarr vënie në fshatin Sopot të Gjakovës, pasi paraprakisht një 79-vjeçar i kishte vurë flakën shkurreve në pronën e tij.

Lajme
Zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe ka filluar që të shpërndahet edhe në prona tjera, njofton policia.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa policia po bën thirrje që të mos ndizen zjarre.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNIE /Fsh. Sopot, Gjakovë, 08.08.2021-16:35. I dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i kishte vënë zjarrin disa shkurreve në pronën e tij. Zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe ka filluar që të shpërndahet edhe në prona tjera. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.