Vjedhje e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje

Një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë banesën e tij, kishin vjedhur një kasafortë në të cilën kishte pasur stoli ari, një telefon celular dhe disa dokumente personale të viktimës dhe familjarëve të tij.

Lajme

09/08/2021 10:02

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:39, në rrugën “Malush Kosova”, në Prishtinë.

Tutje, policia bën të ditur se njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.