Milan do të ‘blindojë’ Kjaerin duke i ofruar kontratë të re me rritje page

Simon Kjaer do të mbetet pjesë e Milanit.

Sport

08/08/2021 11:31

Milan pritet të vazhdojë kontratën me Kjaer, transmeton lajmi.net.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, Rossonerët do ti ofrojnë futbollistit rinovimin edhe për dy vite të tjera me rritje page.

Marrëveshja mes palëve është afër të arrihet, paga vjetore e danezet thuhet se do të rritet nga 1.2 milionë euro në 1.5 milionë.

Paraqitjet e tij të mira sezonin e kaluar kanë shtyer gjigantin italian ta ‘blindojë’ atë me kontratë të re.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit skadon në qershor 2022, por danezi duket se do të nënshkruajë një marrëveshje të re me ‘kuqezinjtë’ shumë shpejt. /Lajmi.net/