Milan dhe Ilicic kanë akordin, mbetet të finalizohet marrëveshja mes klubeve
Klubi italian AC Milan kan identifikuar sllovenin Josip Ilicic si zëvendësues të mundshëm të Hakan Calhanoglut i cili lëvizi tek rivali i qytetit Inter, me parametra zero këtë merkato.

Sport
Milan dhe lojtari slloven tashmë kanë një akord mes tyre, pasi lojtari është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga klubi ‘rosoner’.
Sidoqoftë akordi nuk është arritur ende me dy klubeve, Atalantës dhe Milanit. ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të presin deri në javën e fundit të merkatos për të siguruar shërbimet e mesfushorit slloven, raporton Gianluca Di Marzio.
33-vjeçari ka shpenzuar katër sezone me klubin e Atalantës, duke zhvilluar 149 paraqitje, dhe duke realizuar 56 gola e 39 asistime në të gjitha garat.
Milan ka qenë gjithashtu duke e monitoruar edhe mesfushorin ofanziv të Chelseas, Hakim Ziyech por deri tani nuk ka pasur ndonjë progres. /Lajmi.net