Për 60-vjetorin e lindjes, Barack Obama merr mesazhin më të bukur të urimit nga Michelle

Michelle thekson në urimin e saj se Barack ka pasur gjithmonë si prioritet para çdo gjëje që të ishte një baba i jashtëzakonshëm për vajzat e tij.

Fun

05/08/2021 09:58

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama feston sot 60-vjetorin e lindjes. Për këtë ditë të shënuar ai ka marrë një mesazh shumë të bukur dashurie nga bashkëshortja e tij, Michelle Obama, transmeton lajmi.net.

Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto familjare së bashku me dy vajzat e tyre, Malia 23 vjeçe dhe Sasha 20 vjeçe.

Michelle thekson në urimin e saj se Barack ka pasur gjithmonë si prioritet para çdo gjëje që të ishte një baba i jashtëzakonshëm për vajzat e tij.

“Nga gjithë arritjet e tua, e di se të qenit baba i pranishëm dhe i dashur për vajzat tona qëndron në krye të të gjithave. Të falenderoj që nuk le kurrë peshën e botës të ndikojë në rrugën tënde për të qenë një baba dhe bashkëshort i mrekullueshëm. Gëzuar 30-vjetorin”, shkruan Michelle në urimin për Barack.

Kujtojmë se Barack kishte vendosur të organizonte një festë për ditëlindjen e tij me 700 të ftuar, por për shkak të frikës nga varianti Delta ka anuluar disa plane.

Festa e tij do të jetë shumë private dhe në të do të jenë të ftuar vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë.

“Për shkak të përhapjes së re të variantit Delta gjatë javës së kaluar, Presidenti dhe Zonja Obama kanë vendosur të zvogëlojnë ndjeshëm ngjarjen për të përfshirë vetëm familjen dhe miqtë e ngushtë. Presidenti Obama është mirënjohës për të tjerët që i dërgojnë urimet e tyre të ditëlindjes nga larg dhe mezi pret t’i shoh njerëzit së shpejti”, ka thënë zëdhënësja e tij, Hannah Hankins. /Lajmi.net/