Vendos Ancelotti, Mendy nuk largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi Ferland Mendy është duke punuar për t'u shëruar, por njëkohësisht nuk është duke shkuar askund.

Sport

04/08/2021 11:53

Francezi ka shkëlqyer që nga arritja te Real Madrid në vitin 2019 duke humbur vetëm pesë ndeshje, transmeton lajmi.net.

Por, pas 38 paraqitjeve edicionin e kaluar, Mendy u detyrua të mungonte në nëntë ndeshjet e fundit.

Problemet në shpinë kanë ndikuar që Mendy të mos jetë i gatshëm as për tri ndeshjet e radhës në këtë edicion të La Liga-s.

Sidoqoftë, këto lëndime nuk kanë ndikuar te trajneri Carlo Ancelotti që vazhdon të këtë të besim të lojtari.

Për këtë arsye, Real Madrid nuk do konsiderojë asnjë ofertë për 26-vjeçarin./Lajmi.net/