Duhet t’i marrin frenat vetë, ja ç’parashikon gushti 2021 për Luanët

Gjithçka do të konkretizohet shumë mirë në datën 23. 

Fun

02/08/2021 14:28

I dashur Luan, janë disa momente të projektuara enkas për të kuputar që diçka ose dikush nuk funksionon, që është më mirë t’ia nisësh nga vetja duke mos dëgjuar të tjerët dhe duke mos lënë ata të vendosin për të tashmen tuaj.

Gushti do të jetë periudha ideale për të nisur nga e para me parimet tuaja, duke pasur në krah Hënën e Re të datës 8, duke bindur të gjithë që ka ardhur momenti të bëhet si doni ju, pasi idetë dhe propozimet nuk ju interesojnë më.

Dashuria: Dielli dhe Saturni janë në mosmarrëveshje, kështu që do të ketë momente konfrontimi, e madje edhe përplasjesh, veçanërisht rreth datës 2. Dhe mbani një sy në hënat e këtij muaji: Ajo e reja në datën 8 do t’u bindë të jetoni dhe dashuroni si të doni, kurse hëna e plotë e datës 22 do t’ju shtyjë të shprehni gjykime dhe opinione mbi një partner shumë të pavendosur.

Puna: Nëse hyni tek ata që janë të impenjuar edhe gjatë gushtit, atëherë vëzhgoni Venusin. Nga mesi i gushtit e tutje, pozicioni i tij mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë ndërsa mbani rolin e atij që duhet të udhëheqë dhe disa episode të vogla fati e motivimi do t’ju ndihmojnë të bëni më mirë dhe më shumë. Gjithçka do të konkretizohet shumë mirë në datën 23. /Lajmi.net/