ZYRTARE: Brandon Randolph transferohet tek Golden Eagle Ylli
KB Ylli ka zyrtarizuar përforcimin më të ri.

Sport
Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin më të ri në skuadër, transmeton lajmi.net.
Fjala bëhet për Brandon Randolph, basketbollisti amerikan nga qyteti Inglewood në Kalifornia i cili është përforcimi më i ri.
Randolph ishte pjesë e skuadrës Randers Cimbria në Ligën daneze të basketbollit. Ai pati një mesatare prej 14.23 pikësh në sezonin e fundit për ish-skuadrën e tij.
Lajmin për transferimin e Randolph e ka bërë Ylli përmes llogarisë zyrtare në Facebook./Lajmi.net/