Dielli hyn në Luan dhe sjell një det me energji për këto shenja
Kështu mund të mbështeteni në një farë energjie logjike e mendore për të mbajtur nën kontroll kaosin, gjërat që nuk funksionojnë.
Fun
E dini që rreth orës 13.30 të 22 korrikut Dielli do të jetë edhe më i fortë? Po, sepse ai do të hyjë në shenjën që do më shumë, Luanin, ku shpreh energjinë e tij më të mirë.
Nga ëmbëlsia nostalgjike e Gaforres, tashmë gjithçka mer vrull, bëhet më kurajoze dhe sipërmarrëse, me disa karakteristika që duhen marrë parasysh.
Ndërkaq, Dielli do të inagurojë periudhën e kësaj shenje dhe nga ana tjetër, Venusi e braktis Luanin, çka shkakton një zëvendësim të vërtetë energjish, me më shumë entuziazëm dhe më pak vëmendje për formën, ekuilibrin dhe përmasat.
Pastaj, nga ana tjetër Mërkuri, pas disa ditësh do të hyjë në këtë shenjë, pikërisht kur Jupiteri do të fillojë të jetë retrogradë.
Kështu mund të mbështeteni në një farë energjie logjike e mendore për të mbajtur nën kontroll kaosin, gjërat që nuk funksionojnë.
Dhe së fundi, duhet të mbani një sy nga Hëna e re e 8 gushtit, një moment plot me premtime.
Përveç Luanit, do të përfitojnë nga ky ndryshim energjish edhe Dashi, Shigjetari, Binjakët dhe Peshorja, kurse Demi,
Akrepi, Gaforrja dhe Ujori duhet të bëjnë llogaritë me disa forca të një rrëzimi të lehtë.
Virgjëresha do të jetë e zënë me gjëra logjike, Bricjapi mund t’i besojë ndihmës së dikujt, Peshqit do të perceptojnë një përmirësim të fizikut, të mirëqenies. /Lajmi.net/