Milan afër transferimit të Kaio Jorge

Klubi italian pritet të transferojë sulmuesin Kaio Jorge.

Sport

19/07/2021 23:44

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Jorge është shumë afër transferimit te Milan, transmeton lajmi.net.

Raportohet se sulmuesi ka arritur marrëveshje personale me ‘Rossonerët’, dhe tani klubit italian i ka mbetur të gjejë marrëveshjen me Santosin.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për yllin brazilian por duket se gjiganti italian do ta fitojë garën për nënshkrimin e tij.

19-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 24 paraqitje me fanellën e Santosit në të gjitha garat duke realizuar gjashtë gola dhe tre asistime. /Lajmi.net/