ZYRTARE: Diaz transferohet te Milan në formë huazimi për dy vite
Klubi italian Milan ka arritur marrëveshje me Brahim Diaz.

Sport
Milan po vazhdon me pëforcimin e skuadrës para fillimit të sezonit të ri, transmeton lajmi.net.
Klubi italian ka arritur marrëveshje me Real Madrid për huazimin e Diaz edhe për dy vite të tjera.
Mesfushori do të jetë pjesë e ‘Rossonerëve’ deri më 30 qershor të vitit 2023.
Spanjolli sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe katër asistime. /Lajmi.net/
Official Statement: @Brahim Díaz ➡ https://t.co/sUjGeaaMwm
Comunicato Ufficiale: Brahim Díaz ➡ https://t.co/GN9zLD07Q7#NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/6zIRBWUTR2
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2021