ZYRTARE: Fode Ballo-Toure transferohet te Milani

AC Milan ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Ballo-Toure.

Sport

18/07/2021 13:50

Milan po vazhdon me përforcimin e skuadrës para fillimit të sezonit të ri, transmeton lajmi.net.

‘Rossonerët’ kanë transferuar  futbollistin Ballo-Toure nga Monaco për rreth katër milionë euro plus bonuset.

Mbrojtësi ka nënshkruarë kontratë katër-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2025, dhe do të mbajë fanellën me numër pesë.

24-vjeçari, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës franceze AS Monaco, ku zhvilloi 29 paraqitje duke bërë pesë asistime.

Futbollisti te Milan pritet të përdoret si opsion i dytë për krahun e majtë të mbrojtjes pas Theo Hernandez. /Lajmi.net/