Jesus mund të huazohet te Juventusi
Klubi italian Juventus po kërkon transferimin e sulmuesit Gabriel Jesus.
Sport
Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventus ka kontaktuar drejtuesit e Man City në lidhje me mundësinë e transferimit të Jesus në formë huazimi me të drejtë blerje, transmeton lajmi.net.
Thuhet se trajneri i ‘Bianconerëve’, Max Allegri beson se sulmuesi i Cityt do të mund të sillte kualitet në skuadrën e tij, për shkak se ai mund të luaj në disa pozite të ndryshme në formacion.
Braziliani, nuk është zgjedhja e parë e Pep Guardiolës dhe klubi është i hapur për largimin e tij, por preferojnë shitjen përfundimtare për një çmim rreth 60 milionë euro.
24-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 43 paraqitje me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuar 14 gola dhe katër asistime. /Lajmi.net/