Giroud përfundon testet mjekësore te Milani, zyrtarizimi afër

Olivier Giroud është shumë afër të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit.

Sport

16/07/2021 13:06

Reprezentuesi francez, Olivier Giroud ka përfunduar vizitat mjekësore në klinikën private, “La Madoninna” në Milano, transmeton lajmi.net.

Ai është parë duke u përshëndetur me tifozët “Rossonerë” të cilët ishin mjaft të entuziazmuar me ardhjen e tij në Itali.

“Si ndiheni?” e pyeti një  tifoz atë.

“Si ndihem kur vesh ngjyrat e Milanit? Perfekt!”, deklaroi Giroud.

Ai do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij tek Chelsea, Fikayo Tomori.

34 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë prej 3.5 milionë eurosh në sezon me kohëzgjatje dy vjeçare, përkatësisht deri në vitin 2023.

Shuma e transferimit të tij është 875 mijë euro që mund të arrijë edhe 875 mijë tjera në formë bonusesh./Lajmi.net/