Gati gjithçka, Giroud do t’i përfundojë testet mjekësore tek Milani

Olivier Giroud është vetëm disa orë larg prezantimit si lojtar i "Rossonerëtve".

Sport

16/07/2021 08:29

Olivier Giroud gjatë orës 8:00 të mëngjesit ka arritur në klinikën private “La Madoninna” në të cilën do të përfundojë testimet mjekësore para se të prezantohet si lojtari më i ri i “Rossonerëve”, transmeton lajmi.net.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë prej 3.5 milionë eurosh në sezon me kohëzgjatje dy vjeçare, përkatësisht deri në vitin 2023.

Shuma e transferimit të tij është 875 mijë euro që mund të arrijë edhe 875 mijë tjera në formë bonusesh.

Ai ka arritur për testet mjekësore dhe mungon vetëm zyrtarizimi i tij./Lajmi.net/