Kosova Bike Group organizon: “Ta ndriçojmë Pejën me biçikleta”
Pas eventeve të sukseshme në Prishtinë, tani po ndriçojmë Pejën me biçikleta si asnjë herë më parë!!! Prandaj, shihemi më 18 Korrik me nisje nga ora 20:00 pranë Hotel Dukagjini e ta ndriçojmë Pejën me biçikleta.

Sport
Eventi mbështetet nga Komuna e Pejës dhe kabineti i kryetarit, MKRS-ja, Ujë Rugova, Frutomania, RedBull, SIGKOS, Chameleon Print dhe Mon Cherri – Prishtinë.
Nëse keni dëshirë të jeni pjesë e eventit dhe nuk posedoni biçikletë, atëherë biçikletat ne ju sigurojmë falë bashkëpunimit me Cyclistes Sans Frontier – Biciklistat Pa Kufi. Rezervoni sa më parë dhe na shkruani privatisht.
Për pjesëmarrësit nga Prishtina, transporti është i siguruar!! Nisja nga Prishtina rreth orës 17:00 në Parkingin e tv 21 , ndërsa kthimi nga Peja rreth orës 22:00. Rezervimet Obligative. /Lajmi.net/