Dezinformimi i kohëve moderne, ky është formacioni “i rremë” i “Euro 2020” që u publikua nga media si, NBC dhe TalkSPORTS
Formacioni i Kampionatit Evropian "Euro 2020" sapo është publikuar nga UEFA.

Sport
UEFA ka bërë zyrtar formacionin me lojtarët më të mirë të “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, gjatë ditës së djeshme kishte qarkulluar nëpër portalet dhe gazetat sportive një formacion ku në të figuronte edhe Granit Xhaka dhe kishte dizajnin e “Euro 2020”.
Ky formacion u proklamua si “ZYRTAR” edhe nga gjigantë mediatik si NBC apo edhe Radio sportive, TalkSPORTS, mirëpo ishte totalisht falso.
Një dizajner grafik i ashtuquajtur “Fredrik” ka aluduar se ai e ka publikuar me qëllim formacionin e “rremë” dhe mediat e shpërndanë dhe e cituan si “ZYRTARE”, pavarësisht që FIFA apo UEFA nuk e kishin publikuar ende një gjë të tillë./Lajmi.net/
Yes, that EURO Team Of The Tournament was completely fake, despite accounts like NBC and talkSPORTS saying it was official
I designed the graphic and planned the post, to see how casual people report stuff despite neither UEFA nor FIFA had published it! https://t.co/EDnZLwKNcA pic.twitter.com/w70hiQAh5H
— Fredrik (@F_Edits) July 13, 2021