Ëmbëlsirat, shkaktarët kryesorë të problemeve me lëkurën
Sado që i duam, duhet t'i lëmë pak pas dore!
Lifestyle
Dermatologët kanë paralajmëruar se duhet të keni kujdes me gjërat e ëmbla, e posaçërisht personat që janë të prirë të kenë akne apo ekzemë, madje situata mund të keqësohet nëse keni probleme me alergjinë, shkruan lajmi.net.
Thuajse të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe atraktive, por arritja e kësaj nuk është gjë e lehtë.
Në fakt, kjo vështirësohet nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat.
Sipas dermatologëve, nëse keni probleme me lëkurën dhe njëkohësisht hani gjëra të ëmbla, atëherë është mirë që ta ulni nivelin e sheqerit që konsumoni.
Kur konsumoni gjëra të ëmbla, trupi aktivizon insulinën, e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, por që kjo mund të çojë në skuqje të lëkurës së fytyrës dhe të nxisë procese inflamatore. /Lajmi.net/