Cilat janë pasojat e përdorimit të tepërt të antibiotikëve?
Antibiotikët janë barna të rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
Lifestyle
Roli dhe përfitimi i penicilinës dhe antibiotikëve të tjerë në eliminimin e infeksioneve bakteriale dhe parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve, është i vlerësuar dhe i pamohueshëm, shkruan AgroWeb.
Në kohët e sotme disa medikamente që dikur kanë qenë të suksesshme në trajtimin e infeksioneve, nuk janë më efikase, transmeton lajmi.net.
Kur një antibiotik nuk funksionon siç duhet kundër një bakteri të caktuar, atëherë ky i fundit rezistencë ndaj ilaçit.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga çështjet më shqetësuese shëndetësore në mbarë globin.
Çfarë E Shkakton Rezistencën Ndaj Antibiotikëve
Bakteret i rezistojnë antibiotikëve si pasojë e ndryshimit të pësuar në kohë.
Çdo bakter që i mbijeton një trajtimi me antibiotikë mund të shumohet dhe e gjithë kolonia të marrë aftësinë e rezistencës ndaj ilaçit.
Përdorimi I Tepruar I Antibiotikëve
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është shkaktar i fortë i rezistencës ndaj antibiotikëve.
Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org një e treta ose një e dyta e sasive të antibiotikëve të përdorur nga njerëzit është krejt e panevojshme.
Antibiotikët trajtojnë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale.
Shembuj të këtyre të fundit janë e ftohura, gripi, bronshiti, kolla, infeksionet e veshit, sinozitit.
Marrja e antibiotikëve kur keni një infeksion viral nuk e shëron atë, nuk parandalon sëmundjen e njerëzve të tjerë, mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve.
Kur ju jeni prekur nga një infeksion viral, antibiotiku sulmon bakteret e gabuar që nuk shkaktojnë sëmundje.
Pacienti mund të ketë nevojë të shtrohet në spital, mund të kërkojë më shumë kohë për tu shëruar dhe të ketë nevojë për vizita tek doktori.
Roli I Juaj Në Uljen E Rezistencës Ndaj Antibiotikëve
Shmangni infeksionet nëpërmjet një higjene të mirë.
Sigurohuni që fëmijët tuaj të marrin vaksinat e duhura.
Përdorni vetëm antibiotikë të rekomanduar nga mjeku dhe plotësojeni të gjithë ciklin e trajtimit.
Mos merrni kurrë antibiotikë të mbetur nga një kurë e mëparshme.
Mos merrni kurrë antibiotikë të rekomanduar për një pacient tjetër./Lajmi.net/