Giroud dëshiron transferimin te Milan

Milan është afër transferimit të sulmuesit të Chelseas Olivier Giroud.

Sport

08/07/2021 15:55

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Giroud dëshiron të transferohet te Milan gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Rossonerët tashmë kanë arritur marrëveshje personale me sulmuesin duke i ofruar atij kontratë dy-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon.

Tani të dyja klubet kanë filluar bisedimet që të gjejnë një marrëveshje për transferimin e francezit në Itali.

34-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 31 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola. /Lajmi.net/