“Naziste e vogël”, mblidhen 36 mijë funte për vogëlushen që qau në ndeshjen Angli-Gjermani, familja e saj bën gjestin e madh

Në një deklaratë në faqen e mbledhjes së fondeve, familja e vajzës tha se donin që paratë t’i dhuroheshin Unicef-it.

Fun

08/07/2021 10:17

Një burrë që mblodhi 36 mijë funte për vogëlushen, tifoze të Gjermanisë e cila u filmua duke qarë në një ndeshje të Euro 2020, thotë se paratë do të shkojnë për bamirësi, derisa edhe familja e saj tashmë është identifikuar, transmeton lajmi.net.

Sipas BBC, Joel Hughes, nga Caerleon, Newport të Uellsit, nisi një mbledhje fondesh “për të treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar ishin të tmerrshëm”.

Disa tifozë të Anglisë kanë bërë komente abuzive në lidhje me të pasi ajo u fotografua duke qarë gjatë humbjes me 2-0 të Gjermanisë në Wembley.

Në një deklaratë në faqen e mbledhjes së fondeve, familja e vajzës tha se donin që paratë t’i dhuroheshin Unicef-it.

“Në interes të vajzës sonë dhe familjes tonë ne do të dëshironim të mbeteshim privatë, megjithatë, dëshirojmë t’i falenderojmë të gjithë për mbështetjen tuaj të mahnitshme”, thuhet në deklaratë. /Lajmi.net/