Banka Botërore rrit fondet për vaksinat
Banka Botërore ka vendosur shtojë planin e saj të ndihmës për të ndihmuar vendet në zhvillim që të kenë akses në vaksinat nga tetë miliardë dollarë në 20 miliardë dollarë, njoftoi sot presidenti i saj, David Malpass.
Lifestyle
Institucioni, që miratoi tetorin e kaluar grantin fillestar prej 12 miliardë dollarësh, deri më tani ka shpenzuar vetëm katër miliardë dollarë përmes projekteve në 51 vende.
“Shpërndarja e vaksinave nga ekonomitë e përparuara nuk ndodhi shumë shpejt”, pranoi Malpass në një konferencë virtuale për shtyp, duke shpjeguar vendosjen e ngadaltë të këtij fondi dhe njoftimin e fondeve shtesë, raporton ATSh.
Megjithatë, ai pret një përshpejtim në muajt e ardhshëm.
“Që nga prilli i vitit 2020, BB ka rritur financimin e saj me më shumë se 50%, duke ndihmuar më shumë se 100 vende të plotësojnë nevojat emergjente shëndetësore, të forcojnë gatishmërinë për pandeminë, ndërsa ndihmon vendet të mbrojnë vendet e punës të të varfërve…”, tha institucioni në një deklaratë.
Që nga fillimi i pandemisë, Grupi i Bankës Botërore ka miratuar më shumë se 150 miliardë dollarë fonde për të adresuar ndikimet shëndetësore, ekonomike dhe sociale të krizës shëndetësore.