Eriksen përfundon operimin, lirohet nga spitali

Mesfushori Christian Eriksen është liruar nga spitali pas 6 ditësh qëndrim.

Sport

18/06/2021 18:22

Eriksen ra pa ndjenja në fushë në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finalndës, raporton lajmi.net.

Nga 12 Qershori ai ishte në spital për ekzaminime mjekësore dhe rehabilitim, ndërsa sot është larguar.

Mesfushori përfundoi me sukses operimin, dhe pas lirimit vizitoi ekipin Kombëtar të Danimarkës.

29- vjeçari, tani do të shkoj në shtëpi dhe do të pres konfirmimet gjatë ditëve të ardhshme nëse mund të vazhdoj të luaj sërish futboll. /Lajmi.net/