Dhurata Dora feston për 23 milionëshin me “Only You”
Dhurata i gëzohet suksesit të duetit me Maitre Gims.

ShowBiz
Dhurata Dora një muaj më parë lansoi duetin e shumëpritur me artistin Maitre Gims, shkruan lajmi.net.
Kënga “Only You” erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, i cili sjell përplot ngjyra verore, kurse menjëherë u shndërrua në hit.
Së fundi, projekti në fjalë arriti shifrën prej 23 milionë shikimesh në kanalin YouTube, e këtij suksesi iu gëzua Dhurata.
Ajo publikoi një fotografi të realizuar në plazh, ku shfaqet e veshur me një palë bikini rozë, ndërsa totë se është shumë e lumtur për këtë sukses.
“23 milionë, shumë e lumtur”, shkruan ajo teksa falënderon fansat për përkrahjen.
Por, Dhurata nuk u ndal me kaq dhe menjëherë u ndrejtua në studio për të nisur projektet e reja muzikore. /Lajmi.net/
