Filmi “Pa vend” në garë për “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës
Filmi i regjisorit Samir Karahoda është përzgjedhur në garën për "Palmën e Artë" në Kanë.
ShowBiz
Filmi “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda është bërë filmi i parë nga Kosova që është përzgjedhur në mesin e 10 filmave të shkurtë në garë për “Palmën e Artë”, në festivalin e Kanës, shkruan lajmi.net.
Filmi sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.
Filmi i zhanrit docu-fiction përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.
Producent i filmit është Eroll Bilibani, ndërsa protagonistët kryesorë janë Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati.