Grabitje në Prizren e kryer nga një shtetas i huaj: E theu lokalin për të pirë alkool

Policia e Kosovës ka raportuar se një lokal është thyer në Prizren mbrëmë rreth orës 00:10.

Lajme

14/06/2021 12:20

Policia thotë se, fillimisht, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë hap me forcë lokalin e tij dhe kanë vjedhur pije alkoolike.

Njësia policore ka hasur një të dyshuar mashkull shtetas të huaj në gjendje të dehur dhe në çantën e tij janë gjetur pije alkoolike që dyshohet që janë vjedhur në lokalin e ankuesit.

I dyshuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/