Calhanoglu për të ardhmen: I kam thënë Maldinit që dua të koncentrohem në “Euro 2020”

Hakan Calhanoglu ka deklaruar se do ta vendos të ardhmen pas Kampioantit Evropian.

Sport

11/06/2021 08:31

Calhanoglu është në Romë ku do të përballet me Italinë në ndeshjen e parë hapëse të “Euro 2020”.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, turku ka deklaruar se është në kontakt sa i përket të ardhmes me Drejtorin sportiv të klubit.

“Kam folur me Maldinin tre ditë më parë, i cili më thirri”, tha ai.

“Kemi folur për skuadrën dhe atij i thashë që dua të koncentrohem në Kampionatin Evropian”, shtoi ai.

“Përgjegjësinë e parë e kanë ata, por do të flas me respekt të madh gjithnjë si me të edhe me Massaran”, tha Calhanoglu.

“Ndeshja me Italinë është e veçantë, kam shokë të skuadrës aty. Turqia ka pritur gjatë për këtë moment, duke punuar shumë dhe shpresojmë ta përfaqësojmë vendin në mënyrën më të denjë”, përfundoi Hakan Calhanoglu./Lajmi.net/