Hailey fillon sezonën e verës me paraqitje atraktive në rroba-banje

Hailey shfaqi figurën trupore në bikini.

ShowBiz

09/06/2021 15:55

Hailey Baldwin përmes fotografive të fundit ka treguar se për të sapo ka filluar sezona e verës dhe shfaqet shumë joshëse, shkruan lajmi.net.

Në imazhet që i postoi në rrjete sociale, Hailey dukej atraktive teksa po merrte rreze dielli në pishinë dhe tregoi linjat e përsosura.

Modelja tha se ajo ka filluar pushimet bashkë me shoqe dhe po i shijon në maksimum këto ditë të ngrohta vere.

Kujtojmë se Hailey është e martuar me këngëtarin Justin Bieber dhe nuk njihen për ndonjë krizë në lidhje.

Artisti duket se gjatë kësaj periudhe po merret me angazhimet e tij në muzikë dhe nuk po e shoqëron gruan në këtë pushim. /Lajmi.net/