Studimi: Aspirina nuk e ul rrezikun e mpiksjes së gjakut për shkak të COVID-19

Aspirina (acid acetilsalicilik) nuk ndikon në reduktimin e simptomave të Covid-19 dhe nuk zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut, sipas rezultateve të një studimi klinik.

Lajme

09/06/2021 09:41

Studimi është pjesë e programit Recovery që teston një gamë të gjerë të ilaçeve  kundër koronavirusit SARS-CoV-2.

Aspirina ka veti antikoagulante dhe për këtë arsye  studiuesit menduan se kjo mund  të luante një rol në reduktimin e simptomave të Covid-19 dhe në parandalimin e mpiksjes së gjakut në mushkëri dhe pjesë të tjera të trupit.

Sidoqoftë, në një studim klinik që përfshiu më shumë se 15,000 vullnetarë, vaksina nuk ndikoi në përmirësimin e gjendjes së rënduar të pacientëve me Covid-19. Trajtimi i pacientëve që kishin marrë aspirinë zgjati një ditë më pak se i pacientëve që nuk kishin marrë acid acetilsalicilik gjatë trajtimit të tyre, transmeton Abc News.

Mjekët shpresonin se aspirina do të ndihmonte në trajtimin e mpiksjeve të gjakut që shkakton Covid-19 në mushkëri dhe pjesë të tjera të trupit. Por rezultatet e studimit tregojnë se kjo gjë nuk është e  mundur.

“Aspirina është një analgjezik i lirë dhe i përdorur gjerësisht në shumë sëmundje të tjera.” Për ne është zhgënjyes fakti që nuk zvogëlon rrezikun nga tromboza në pacientët me Covid-19 “, tha Matthew Landray, një profesor i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit dhe një nga autorët e studimit.