Donnarumma pranon zbritjen e pagës për kalimin te Juventus?
Portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma është i përgatitur t'i bashkohet Juventusit për 6 milionë euro për sezon, kontratë me e ulët se ajo që refuzoi te AC Milan.

Sport
Portieri është agjent i lirë, ngase nuk pranoi rinovimin dhe kontrata i skadoi me 30 qershor, transmeton lajmi.net.
Italiani ishte i lidhur me kalimin te Barcelona ose PSG, por Juve mbetet favoriti, në rast që do të arrijnë ta shesin portierin Wojciech Szczesny.
Donnarumma u largua nga Milan duke refuzuar 8 milionë euro për vit, sepse agjenti Mino Raiola nuk arriti të fitonte komisionin që dëshironte.
Sipas Corriere dello Sport, Raiola është duke e ofruar Donnarumman te Juventusi për 6 milionë euro për sezon.
Rikthimi në Milan më nuk është opsion, ngase “Rossonerët” kanë nënshkruar me Mike Maignan nga Lille./Lajmi.net/