Mesazhi i Pirlos pas shkarkimit nga Juventus: Fund i papritur, po pres sfida të reja përpara

Andrea Pirlo sot edhe zyrtarisht është larguar nga pozita e trajnerit në klubin e Juventusit.

Sport

28/05/2021 13:58

Pas këtij largimi, Pirlo ka reaguar në rrjetin e tij social instagram duke falënderuar Juventusin dhe madje ka zbuluar diçka nga e ardhmja, përcjell lajmi.net”.

“Sezoni im i parë si trajner ka përfunduar. Ka qenë një vit intensiv, i ndërlikuar, por në çdo rast i mrekullueshëm. Kur u thirra nga Juventus nuk mendova kurrë për rrezikun që po merrja, megjithëse ishte mjaft e dukshme”.

Ai tutje shpjegon se në këtë klub mbizotëron respekti për ngjyrat e fanellës dhe dëshira për t’u përfshirë në nivelet më të larta.

“Nëse do të duhej të kthehesha prapa, do të bëja saktësisht të njëjtën zgjedhje, megjithëse i vetëdijshëm për të gjitha pengesat që hasa në lidhje me një periudhë kaq të vështirë për të gjithë, e cila më pengoi të planifikoja më mirë qëllimet e mia dhe stilin tim të lojës, por gjatë së cilës sidoqoftë unë kam arritur objektivat që më janë kërkuar”.

Për fund, Pirlo reagon duke thënë se ishte një fund i papritur, por e bëri edhe më të qartë se çfarë do të dëshironte për të ardhmen e tij.

“Shpresoj që e ardhmja të jetë po aq e plotë dhe me shumë kënaqësi sa ajo që unë kam përjetuar si lojtar. Është koha të kthehemi në lojë dhe të përballemi me sfida të reja. Sidoqoftë, dua të falënderoj familjen Juventus dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje këtë sezon”.

Juventus pritet që të emërojë Max Allegrin si trajnerin e tyre të ri dhe kësisoj rikthimin e tij pas disa viteve largim./Lajmi.net/