Donnarumma ‘flirton’ me Juventusin, pëlqen postimin e rikthimit të Allegrit
Një postim që raporton rikthimin e Max Allegrit te Juventus është pëlqyer nga disa lojtarë, duke përfshirë Leonardo Bonuccin dhe Gianluigi Donnarumma.
Sport
Spekulimet janë duke u rritur minutë pas minutë, ndërsa Allegri zyrtarisht do bëhet trajner i “Bianconerëve” duke zëvendësuar Andrea Pirlon, transmeton lajmi.net.
Eksperti Gianluca di Marzio postoi konfirmimin në Instagram që u pëlqye nga tifozët e “Zonjën e Vjetër”.
Ndër pëlqimet ka qenë edhe nga mbrojtësi i Juventusit dhe portieri i Milanit.
Kjo më vonë mori vëmendje sepse Donnarumma është i lidhur me kalimin te “Zonja e Vjetër” si agjent i lirë.
Ai ka dështuar të rinovojë kontratën me Milanin dhe do të largohet si agjent i lirë.
Ndërsa, “Rossonerët” nënshkruan me Mike Maignan nga Lille./Lajmi.net/