PSG pyet Milanin për Hernandezin
PSG është në kontakt me AC Milanin për shërbimet e mbrojtësit Theo Hernandez, por ende janë larg marrëveshjes.

Sport
Interesimi për mbrojtësin e majtë është bërë me dijeni që një vit, me “Rossonerët” që e transferuan nga Real Madrid për 21.5 milionë euro në vitin 2019, transmeton lajmi.net.
Vlera e kartonit të francezit është trefishuar falë tetë golave dhe tetë asistime në 45 ndeshje garuese.
Mediumi gjerman 90 Plus, raporton se PSG është duke provuar të negociojë, lajm që është konfirmuar edhe nga kryesori i Bild, Christian Falk.
Sidoqoftë, Milan nuk është në nxitim për ta shirut lojtarin, që ka kontratë deri në vitin 2024.
23-vjeçari është në negociata me Milanin për rinovimin e kontratës me rritje page./Lajmi.net/