Labi jep lajmin e mirë, Yvesa Salihaj niset në Turqi pasi u siguruan paratë për shërimin e saj

Labi ka njoftuar se Yvesa është nisur për shërim në Turqi.

ShowBiz

27/05/2021 17:01

Ditët e fundit, këngëtari Labinot Tahiri ka marrë një tjetër aksion, për sigurimin e parave për shërimin e një vajze që vuan nga leukemia, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për 20-vjeçaren Yvesa Salihaj, për shërimin e të cilës nevojitej një shumë e madhe e parave.

Me anë të një postimi, Labi bëri të ditur se Yvesa është nisur për shërim në Turqi, ndërsa shpreson që shumë shpejt pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, të kenë mundësinë e shërimit në Kosovë.

Këngëtari ka publikuar edhe një video të Yvesës në aeroport, teksa po nisej në Turqi dhe shpreson që të kthehet shumë shpejt e shëruar.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“YVESA NISET PËR SHËRIM NË TURQI!
?Vendi im, presidencë e qeveri dhe qytetarë!
Edhe një vajzë 20 vjeqe ua nisem për shërim në Turqi!
Uroj që ne baze te meritave dhe veprave te vleresohemi si qytetarë kur bejmë keto mrekulli per familje, duke ua siguruar mjetet pēr shërim sikurse Yvesa Salihaj e cila vuan nga Leukemia.
Edhe ky rast është i mbi 100—!
DHASHTE ZOTI TE KEMI MUNDESI ME I TRAJTUA RASTET NE KOSOVË DUKE U PERBMBUSHUR KÊRKSA IME E KAHMOTSHME PËR NJE SPITAL KUNDER LEUKEMISË.
E dhimshme kaq shumë rini jane të shtrirë nga kjo semundjeeee?
Yvesa❤️❤️ rrugë e mbarë dhe shërim sa më të shpejtë!
Ne të presim me shërim të plotë!!
Te duam❤️
Pershendeteni me shumë dashuri edhe këtu engjëllushe…, e cila ka arritur ne spital.
Shihemi edhe sot në shesh të qytetit të Klinës për ta perfunduar aksionin për Yvesa Salihaj!
Labi Kosovë e Shqipërisë.??“. /Lajmi.net/