ZYRTARE: Mike Maignan nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Milanin
AC Milan ka kompletuar transferimin e portierit Mike Maignan nga Lille.

Sport
Maignan ka kompletuar kalimin te “Rossonerët”, ku do nënshkruajë për pesë vitet e ardhshme, shkruan lajmi.net.
Këtë e konfirmoi Milan përmes një komunikate:
“AC Milan është i lumtur të njoftojë me nënshkrimin e francezit Mike Maignan nga Lille, që do t’i bashkohet klubit nga 1 korrik 2021. Portieri do nënshkruajë kontratë me “Rossonerët” deri më 30 qershor 2026 dhe do mbajë numrin 16 në fanellë”, shkroi klubi në komunikatë.
Official Statement: @mmseize ➡ https://t.co/MIwn2c65hp
Comunicato Ufficiale: Mike Maignan ➡ https://t.co/hZ2oj2NYzp #SempreMilan pic.twitter.com/TSSX56sTX4
— AC Milan (@acmilan) May 27, 2021
Ndërkohë, Milan do paguajë 15 milionë euro për Maignan./Lajmi.net/