Modric pas rinovimit: Nuk ka asgjë më të mirë sesa të luash për Real Madrid

Luka Modric do të jetë lojtar i Real Madrid edhe për një vit tjetër, pasi sot ka nënshkruar kontratën e rinovimit.

Sport

25/05/2021 18:20

Gjatë këtyre javëve është lajmëruar se kroati do të marrë 10 për qind më pak në pagën e tij aktuale dhe një gjë e tillë ndodhi, përcjell lajmi.net.

“Rinovimi do të thotë shumë për mua, më mbushë me krenari. Do të jem këtu për 10 vite, gjë të cilën nuk e kam pritur kur isha 27 vjeç”, ka thënë Modric.

Ai tutje ka thënë se nuk ka asgjë më të mirë sesa të jesh një lojtar i Real Madrid dhe të luash në Santiago Bernabeu.

“Të gjithë duan të vijnë këtu dhe unë do të jem këtu për 10 vite”, ka thënë Modric për Real Madrid TV.

Luka Modric pritet që të luajë në Kampionatin Evropian, i cili do të fillojë më 11 qershor./Lajmi.net/