Zbardhja e dhëmbëve me vetëm dy produkte shtëpie

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit.

Lifestyle

25/05/2021 11:46

Sipas ekspertëve, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve.

Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve. Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.

Përziejeni lëngun e freskët të limonit me sodë buke. Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë. Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh.

Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta. Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë. /Lajmi.net/