Maignan arrin te Milani për testet mjekësore

Portieri i Lilles, Mike Maignan ka arritur te Milano për t'i kryer testet mjekësore në klinikën "La Madonnina".

Sport

25/05/2021 09:40

Maignan së shpejti edhe zyrtarisht do jetë lojtari i “Rossonerëve”, me të cilët ka arritur marrëveshje pesëvjeçare, transmeton lajmi.net.

Sot (e martë), francezi ka arritur në qytet ku do t’i kryer testet mjekësore, pastaj edhe do nënshkruajë kontratën si lojtari i Milanit.

Lojtari erdhi me një makinë të mbyllur dhe menjëherë hyri brenda në klinikë për t’i kryer testet mjekësore.

Milan për shërbimet e Maignan do paguajë plotë 15 milionë euro.

Ndërkohë, pritet që portieri Gianluigi Donnarumma të largohet, meqenëse ende s’kanë arritur marrëveshje për rinovim./Lajmi.net/