Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve vendimtare në Seria A
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve vendimtare që janë duke u zhvilluar në xhiron e fundit në Seria A.
Sport
Juventus është duke mposhtur Bolognan me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.
Federico Chiesa (6′), Alvaro Morata (30′) dhe Adrien Rabiot (45′), gjetën rrugën drejt golit në 45-minutëshin e parë.
Ndërkohë, Milan gjithashtu është duke mposhtur Atalantan me rezultat (0 – 1), falë golit të Franck Kessie nga penalltia, derisa Napoli është duke barazuar me Hellas Veronan.
Në rast që mbesin këto rezultate, atëherë Juventus dhe Milan sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Të gjitha rezultatet:
Atalanta 0 – 1 Milan
Bologna 0 – 3 Juventus
Napoli 0 – 0 Verona
Sassuolo 1 – 0 Lazio
Spezia 2 – 0 Roma
Torino 1 – 0 Benevento./Lajmi.net/