Arsenal fiton ndaj Brighton, por mbetet jashtë garave evropiane

Arsenal ka vazhduar me serinë pozitive duke mposhtur në shtëpi Brighton.

Sport

23/05/2021 18:55

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Nicolas Pepe zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Chambers (49′).

I njëjti shënoi edhe golin e dytë, por këtë herë asistues ishte Odegaard (60′).

Pavarësisht fitores, Arsenal e mbyll sezonin në pozitën e tetë me 61 pikë, derisa Brighton renditët në pozitën e 16-të me 41 sosh./Lajmi.net/