Ter Stegen mungon së paku dy muaj nga lëndimi

Marc-Andre Ter Stegen do të mungojë së paku dy muaj nga lëndimi.

Sport

20/05/2021 19:47

Portieri gjerman ditë më parë njoftoi se ai do të tërhiqet nga Kampionati Evropian “Euro 2020” për shkak se do t’i nënshtrohet një ndërhyrje në gju.

Sipas “Dario AS”, Ter Stegen do të mungojë së paku dy muaj pas operimit në gju, transmeton lajmi.net.

Edhe vet Ter Stegen ka njoftuar se operimi ka shkuar mirë dhe se fokusi tani është në rikuperimin e tij sa më të shpejtë.

29 vjeçari shkroi në rrjetin e tij social, Twitter, duke njoftuar tifozët për operimin e tij.

“Gjithçka shkoi mirë sot. Tani fokusi është në rikuperimin tim”, tha ai.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj gjatë tre ditëve të fundit”, përfundoi Ter Stegen./Lajmi.net/