Buffon shumë i lumtur pas finales, zbulon diçka edhe nga e ardhmja e tij

Gianluigi Buffon konfirmon se planifikon të luajë futboll tutje edhe pas largimit nga Juventusi.

Sport

20/05/2021 10:57

Kjo ishte ndoshta paraqitja e tij e fundit në fanellën e Bianconerëve dhe ai sigurisht kontribuoi me disa pritje të hershme gjatë fitores 2-1 ndaj Atalanta, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Buffon u prononcua për media ku edhe tregoi se çfarë ndjenje është të fitosh tituj.

“Përfundimi si kjo më bën krenar dhe të lumtur, ishte sikurse një qershi mbi tortë,” tha Buffon për RAI Sport.

“Tifozët, njerëzit e Juves, bashkëlojtarët dhe zyrtarët e klubit do të jenë gjithmonë në zemrën time. Mendoj se dhurova shumë dashuri, profesionalizëm dhe kurajo për të gjithë botën e Juve. Jam krenar për këtë”, është shprehur portieri.

Reprezentuesi i Italisë është shprehur se të gjitha gjërat një ditë duhet të përfundojnë. “Unë jam 43 vjeç dhe në këtë moshë ju duhet të bëni zgjedhje që mund të duken jopopullore, të çuditshme apo edhe të çmendura”, ka thënë Buffoni.

Buffon ka biseduar edhe për të ardhmen e tij pas finales, ku ka thënë se ka disa oferta.

“Të them të drejtën, kam pasur shumë kontakte dhe jam duke analizuar propozimet që kam marrë. Ai që unë e konsideroj më emocionuesin dhe kur të gjej dikë më të çmendur se unë, do ta ndjek. Kohët e fundit kam marrë një mesazh nga një drejtor i një klubi i cili për nga ambicia, çmenduria më kalojnë edhe mua”.

Juventus po lufton për të siguruar edhe një vend në Ligën e Kampionëve dhe do të luajë ndaj Bolognas të dielën./Lajmi.net/