Hazard: Nuk mund ta fsheh, nuk e tregova vetën në ndeshjet e mëdha

Real Madrid dhe sulmuesi Eden Hazard nuk janë duke funksionuar në mënyrën më të mirë.

Sport

19/05/2021 12:02

Belgu u transferua te “Los Blancos” para dy sezoneve, por ka pasur lëndime të shpeshta afatgjatë që bëri të humbas shumicën e sezonit, derisa nuk ishte në gjendje të kontribuojë siç duhet ndaj Chelseas, transmeton lajmi.net.

Belgu për faqen zyrtare te Lille e pranoi se nuk e ka treguar vetën në ndeshje të mëdha.

“Te Lille, Chelsea, Kombëtaren dhe tani te Real Madrid, ka pasur ndeshje të mëdha që nuk u përgjigja, nuk mund ta fsheh”.

“Është e qartë se lojtarët e mëdhenj e bëjnë ndryshimin në lojëra të mëdha”.

“Futbolli nuk është i njëjtë si para 10 viteve, ndeshjet janë më ndryshe, të fitosh ndeshjet e mëdha duhet të lëvizesh me topin në sulm ose të kesh kapacitetin individual për t’u larguar nga situata me ndonjë driblim ose gjuajtje në portë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Hazard u ftua nga Belgjika për “Euro 2020”./Lajmi.net/