Studimi: Dy dozat e aspirinës efikase për ata që vuajnë nga zemra
Doza prej 81 miligramësh ishte më e preferuara mes përdoruesve.
Lifestyle
Një studim i rëndësishëm ka zbuluar se aspirina 81 miligramëshe dhe aspirina 325 miligramëshe janë njëlloj të sigurta dhe të efektshme në parandalimin e problemeve shtesë të zemrës tek individët që vuajnë nga zemra, shkruan “VOA”.
Aspirina nuk rekomandohet për njerëzit pa probleme për shkak të rrezikut të gjakderdhjes, transmeton lajmi.net.
Por një tabletë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun nga mpiksja e gjakut dhe goditjet në zemër tek individët që vuajnë nga problemet e zemrës.
Studimi u përpoq të gjente se cila dozë ishte më e përshtatshme.
Rreth 15 mijë njerëz dolën vullnetarë për studimin dhe vëzhguan në internet të dhënat mbi shëndetin e tyre gjatë provave.
Gjysma e njerëzve përdorën aspirinën me dozën më të vogël prej 81 miligramësh dhe gjysma morën dozën 325 miligramëshe.
Doza prej 81 miligramësh ishte më e preferuara mes përdoruesve.
Rezultatet u prezantuan gjatë një konference për kardiologjinë dhe u botuan në Revistën Mjekësore New England (New England Journal of Medicine). /Lajmi.net/