Estrada shprehi ngushëllimet për vdekjen e Fahri Beqirit

Sot ka vdekur kompozitori i njohur shqiptar.

ShowBiz

18/05/2021 13:59

Sot ka vdekur kompozitori i njohur shqiptar, Fahri Beqiri, lajmin për të cilin e dha Valton Beqiri përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ai ka njoftuar se varrimi i kompozitorit do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

“Njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot pushoj së rrahuri zemra e më të dashurit tonë

FAHRI HAXHIBEQIRI

Homazhet do të mbahen nga ora 14:00 deri 15:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Varrimi do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës”, shkroi Valton Beqiri.

Shumë nga estrada shqiptare shprehën ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale, ku shprehën pikëllimin e tyre për këtë humbje të madhe.

Ilish Shaqiri ishte ndër të parët ku u shpreh mjaft i pikëlluar përmes postimit.

“Arti muzikor, sot ka ulur flamurin në gjysmështizë
Është ndarë nga jeta (në moshën 85 vjeçare) kompozitori i madh shqiptar, Fahri BEQIRI – autori i veprave të mëdha muzikore, profesori që edukoi breza të tërë studentësh në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë, mjeshtri i madh e i papërsëritshëm që ngriti në nivele artistike formacione e grupe të reja muzikore, zëra të rinj dhe festivale të munguara gjithandej nëpër Kosovë.
U shua artisti, që çdo qelizë të trupit të tij, të mendjes së tij, të zemrës së tij e vuri në shërbim të së djeshmes së zorshme shpresëmbjellëse, duke vënë themele të qëndrueshme, modele të spikatura për brezat e ardhshëm sesi duhet punuar zellshëm e me profesionalizëm, seriozitet e ndjenja, duke veshur kulturën tonë burimore me kostumin muzikor më të bukur të kohës”, shkroi Ilir Shaqiri.

Ndërkohë në mesin estradës që shprehën ngushëllimet përmes rrjeteve sociale ishin edhe bashkë kolegët e Fahri Beqirit si, Nikollë Nikprelaj, Korab Shaqiri, Rafet Rudi dhe Eliza Hoxha./Lajmi.net/