Dalot: Ndaj Cagliarit patëm paraqitje të keqe
Diogo Dalot nuk ishte i kënaqur me paraqitjen ndaj Cagliarit.

Sport
Milani lëshoi një rast të mirë për të siguruar kualifikimin duke barazuar pa gola me Cagliarin, ku këta të fundit siguruan mbijetesën në Serie A, shkruan lajmi.net.
Tani, “Rossonerëve” iu duhet një fitore në ndeshjen e fundit.
“Ne luajtëm një ndeshje të keqe, tani, ne duhet të ulim kokën dhe fokusohemi drejt një ndeshje vendimtare për Ligën e Kampionëve”, tha ai.
“Kemi një javë për të parë se çfarë na mungonte sot dhe ta përmirësojmë atë. Ne kishim nevojë të ishim të qetë dhe të pjekur. Tani, ne mund të punojmë vetëm për të fituar ndeshjen e fundit të dielën”, shtoi ai.
Milani do të ndeshet me Atalantan të dielën në një duel përcaktues për Ligën e Kampionëve. Portugezi pret një ndeshje të zjarrtë ndaj “La Deas”.
“Duhet të zhvillojmë një ndeshje pothuajse të përsosur, është e pamundur të luani një ndeshje të përsosur. Është një ndeshje e direkt për Ligën e Kampionëve, ne duhet të mbajmë kokën ulur dhe të punojmë shumë për ta fituar atë”, përfundoi Diogo Dalot./Lajmi.net./